ИНТЕРНАЦИОНАЛНА АКАДЕМИЈА ЗА ОБЕЗБЕДУВАЊЕ - МАКЕДОНИЈА
Израелски Антитерористички Тренинг Центар

AKADEMIA NDËRKOMBËTARE PËR SIGURI - MAQEDONI

 

HYRJE

 

v Akademia Ndërkombëtare për Siguri - është formuar në vitin 2005 në bashkëpunim me Akademinë Ndërkombëtare për Siguri – Izrael.

v Themelues dhe Instruktor kryesorë Ilija Iliev

v Akademia Ndërkombëtare për Siguri është qendër stërvitore praktike

v Akademia Ndërkombëtare për Siguri është organizatë proaktive e cila kujdeset dhe ndërmerr masa efektive dhe strategjike për siguri

v Organizata jonë ka përvojë shumëvjeçare në mbrojtje kundër dhunës dhe operacioneve terroriste

 

 

QËLLIMI YNË

 

Ø Parandalimi, intervenimi dhe mposhtja e krimit të dhunshëm dhe terrorizmit që janë të përhapur gjithkund në botë.

Ø Mësimi i metodologjisë së stilit Izraelit për mbrojtje dhe siguri si dhe shpërndarjen e përvojës praktike Izraelite gjithkund në botë me shtetet mike.

Ø Përsosje operative të studentëve për kryerje të detyrave të tyre në situata të vështira dhe nga skenarë të sulmit të pa pritur.  

 

 

TRAJNIM IZRAELIT, USHTRIME DHE EDUKIM PËR MBROJTJE DHE SIGURI

 

 

Arma jonë e fshehur është zhvillimi i forcës së brendshme te çdo pjesëmarrësi në kurs individualisht (faktori njeri), përderisa teknologjia dhe mjetet tjera gjithmonë janë të dorës së dytë apo shtesë.

 

·        Ne përmirësojmë aftësinë tuaj për tu përgjigjur situatave me vështirësi të lartë, vazhdimisht duke përdorur trajnime dhe ushtrime simuluese.

·        Ne nuk e praktikojmë stilin Rambo, por me kënaqësi bëjmë përsosjen e përgadidtjes suaj psiko-fizike.

·        Trajnimi ynë mbahet në atmosferë disiplinuese.

·        Ushtrime efektive, përsosje shkencore dhe praktike të aftësive mentale dhe fizike, me qëllim të zhvillimit të vetëbesimit.

·        Studentët tanë vijnë nga rajone të ndryshme dhe ata në mënyrë aktive marrin pjesë në krijimin e marrëdhënieve miqësore dhe shpirtit ekipor gjatë trajnimit.   

 

 

MËNYRA JONË E VEPRIMIT

 

·        Ne ofrojmë ushtrime nga metodat e vërtetuara Taktike dhe Kundër-Terroriste, me rekomandim të ekspertëve Izraelit nga lëmi i Sigurimit dhe Anti-Terrorizmit.

·        Studentët mërin pjesë edhe në ushtrime praktike improvizuese me qëllim që të kenë pasqyrë reale se si të mposhten sulmet nga terroristët.

·        Përmbajtjet e kursit kanë për qëllim të përmirësojnë aftësitë mentale dhe fizike në situate të rrezikshme për jetën.

 

 

KONCEPTI IZRAELIT I MBROJTJES PROAKTIVE

 

HYRJE

 

Për fat të keq shteti Izraelit shumë vite më parë ka patur rastin të përballet me probleme të ndryshme të mbrojtjes.

Nga përvoja vetanake si dhe nga përvoja e njësiteve tjera speciale në botë, arritëm në përfundim se përvoja që kanë pjesëtarët e këtyre njësiteve është e mirëseardhur, por kjo përvojë patjetër që duhet të kompletohet edhe me trajnim specifik dhe të specializuar me qëllim që Operativisti të jetë i aftë të jep siguri personale Proaktive dhe Efikase.

 

Koncepti dhe Principi i metodës Izraelite për mbrojtje është nxjerrë nga ajo se sulmuesi gjithmonë ka përparësi:

Koha – Sulmuesi zgjedh momentin e sulmit.

Vendi – Sulmuesi zgjedh vendin e sulmit.

Forca – Sulmuesi cakton armën dhe numrin e njerëzve për sulm.

Mënyra – sulmuesi e cakton metodën dhe llojin e sulmit.

 

Nga këto faktorë shihet se sulmuesi është ai i cili e ka përparësinë absolute të befasisë.   

Nga këtu del rëndësia që ne të edukohemi dhe të njihemi me karakteristikat e sulmuesve sepse përgjigjja e çdo sulmi varet nga përgatitja, trimëria dhe aftësia jonë për ta fituar sulmuesin.

 

ARMA JONË E FSHEHUR ËSHTË ZHVILLIMI I FORCËS SË BRENDSHME TË FAKTORIT NJERI, TEKNOLOGJIA DHE MJETET TJERA SHTESË KANË DOMETHËNIE TË DYTË.

 

Suksesi i Operativistit është i rëndësishëm, pavarësisht përparësisë që ka sulmuesi, prandaj ne duhet që patjetër të merremi vesh për situata të ndryshme dhe për sulme të ndryshme e me armë të ndryshme.

 

Operativisti shpesh herë vepron vetë dhe nuk e ka atë mbështetje që e ka ushtari në njësitin e vet kur gjendet në aksion, armën e mban të fshehur dhe arma ka veprim dhe kapacitet të kufizuar që është më ndryshe nga ajo e ushtrisë.

Në rast sulmi Operativisti ndoshta do të duhet ti përgjigjet sulmit nga më shumë sulmues dhe ajo mund të jetë në një rreth urban përplot me civil dhe ku do të duhet të gjuaj në mënyrë selektuese dhe precize që të mund t’iu shmanget viktimave të pafajshme.

Gjithashtu, edhe momenti psikologjik mund të ndikoj në Operativistin “a të futet në luftë”

Këto janë themelet mbi të cilët ne kemi themeluar dhe udhëheqim trajnimin tonë.

 

SISTEMI YNË ZHVILLON QASJE PROAKTIVE, SHPEJTËSIA E PËRGJIGJES SË SULMIT DHE AFTËSIA PËR PËRDORIM EFIKAS TË ARMËS SË VET SI DHE NDËRTIMI I VETËBESIMIT DHE VENDOSMËRISË PËR LUFTË.

 

SISTEMI YNË NA MUNDËSON QË TA FITOJMË AGRESIONIN.

 

 

 

Ne besojmë se trajnimi dhe ekspertiza jonë janë detyra jonë në përgadidtjen e kandidatëve, t’iu japin të gjitha veglat e nevojshme për ballafaqim me terrorizmin dhe krimin e dhunshëm.

 

Që të mund të përmirësohet aftësia për t’u ballafaquar me llojet e ndryshme të terrorizmit, e dhunës ne kemi kombinuar trajnimin praktik dhe simulimin e situatave të pazakonshme që kanë të bëjnë me ngarkesën psikike dhe emocionale.

 

Qëllimi i trajnimit tonë nuk është trajnimi Rambo, futim tema nga më të ndryshmet që të përmirësojmë tërësinë fizike dhe mentale të studentëve.

 

Metodat efektive të trajnimit, dituria dhe pjesa praktike e rrisin vetëbesimin te studentët. Vetëbesimi e rrit performansën e tërësishme të tyre, motivimin dhe vetëdijen e tyre për siguri.

 

E dijmë se për një Operativist efikas dhe me përvojë duhet që vazhdimisht të ketë trajnim dhe ne jemi të vetëdijshëm se për një kohë të shkurtë nuk mund t’i shëndrojmë studentët tanë në ekspert të mbrojtjes, andaj kurset iu mundësojnë studentëve që të hyjnë në procesin tonë të trajnimit në etapa dhe faza. Me akumulimin e njohurive dhe përvojave profesionale përmes etapave dhe fazave, studentët janë të aftë ti përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe më mirë t’iu përgjigjen nevojave të klientëve të vet.

 

Me qëllim të minimizimit të shpenzimeve të studentëve, ne e dijmë se ata mund të kryejnë kurse nga Ndihma a Parë, Zjarrfikësve dhe kurse tjera të përgjithshme në shtetet e tyre, andaj kurset tona janë të përqendruara në ekspertizën Izraelite, aftësi dhe teknika speciale për trajnim dhe ushtrim të kuadrit për Mbrojtje dhe Siguri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TRAJNIMI IZRAELIT, TRAJNIMI DHE EDUKIMI PËR

SIGURIM DHE MBROJTJE

 

Lufta e jonë a fshehur është zhvillimi i forcës së brendshme tek secili pjesëmarrës i kursit, individualisht (faktori njeri), kurse teknologjia dhe mjetet tjera gjithmonë janë sekondare dhe plotësuese.

 

Ne i përmirësojmë aftësitë e juaja në ballafaqimin e situatave me stres, me ndihmën e simulim trajnimeve të rregullta dhe ushtrimeve.

 

Ne nuk e përdorim stilin Rambo, por me kënaqësi e përsosim gatishmërinë tuaj psike –fizike

 

Trajnimi i jonë zhvillohet në një atmosferë të disiplinuar

 

Trajnim efektiv, teorikisht dhe praktikisht përsosjen e aftësive psikike dhe fizike, me qëllim të zhvillimit të vetëbesimit.

 

Studentët tanë vijnë nga vende të ndryshme dhe ato marrin pjesë aktive në krijimin e marrëdhënieve shoqërore dhe shpirtit ekipor të vetë trajnimit.

 

 

MËNYRA E JONË E VEPRIMIT

 

Ne ofrojmë trajnim me metodat taktike dhe anti terroriste të provuara, me rekomandim të Sigurisë Izraelite dhe ekspertë anti-terroristë

 

Studentët marrin pjesë në ushtrime praktike të improvizuara, me qëllim të fitohet një pasqyrë reale se si të merren me sulmet nga terroristët 

 

Përmbajtja e kursit synon të përmirësojë aftësitë mendore dhe fizike në situata të rrezikshme për jetë.

 

 

 

 

 

 

TRAJNIM PROGRAMA E AKADEMISË

 

  1. Principet Izraelite për VIP Mbrojtjen dhe për Anti-Terrorizëm (3ditë)
  2. Metodat dhe taktikat e Armatosura Izraelite dhe ato të Paarmatosura (5 ditë)

 

  1. Nëpunësi për Sigurim (Banka, Aeroportet, Hotelet) (7 ditë)

 

  1. Metodat dhe Taktikat Izraelite për VIP mbrojtje – Single Operative (15ditë)

 

  1. VIP mbrojtje dhe operacionet ekipore – Lider ekipi (21 ditë)

 

  1. Metodat dhe taktikat Izraelite për vozitje të mbrojtur (3 ditë)

 

  1. Trajnim dhe manovrim për civil (2 ditë)

 

v  Pjesa më e madhe e trajnimit, edukimit dhe manovrimit zhvillohet në Maqedoni, ku të gjithë kurset zhvillohen pa ndërprerje në periudha të ndryshme të vitit. Me ndihmën e disa pjesëve praktike të trajnimit ne i aftësojmë studentët tanë.

 

v  Ne e mirëmbajmë karakterin ndërkombëtar të trajnimit duke i dhënë mundësi personelit të kualifikuar për sigurim një rindërtim të profesionit të tyre

 

 

DIPLOMAT DHE ÇARTIFIKATAT

 

Diplomat dhe Certifikatat janë të njohura ndërkombëtarisht dhe të pranuara në gjithë botën në sferën e sigurimit dhe mbrojtjes

 

Certifikatë për pjesëmarrje ju jepet personave të cilat kanë marrë pjesë në gjithë kursin, seminaret dhe ligjërimet kurse Diploma ju jepet atyre personave të cilët me sukses kanë mbaruar trajnimin dhe i kanë kaluar testet teorike dhe detyrat e dhëna

 

 

 

 

Akademia, zyrtarisht është trajnim qendër për misionet e Bashkimit Evropian, OSBE-së, Kombet a Bashkuara.

 

Ne në Akademinë jemi të vetëdijshëm për kohën e duhur për trajnim për tu bë një operativ për sigurim, por në drejtim të zvogëlimit të harxhimeve të studentëve ne gjatë kurseve jemi të koncentruar në dhënien e njohurive të specializuara dhe unike të Metodave dhe Taktikave Izraelite nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë.

 

 

 

SHUMË ME RËNDËSI

 

Studentët tanë vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe kanë mundësinë e vetme të fitojnë këtë trajnim, të inkuadrohen në rrjet dhe të ndajnë vlera dhe përvojat e tyre të ndryshme nga puna e tyre profesionale.

 

 

 

KONCEPTET, METODAT DHE TAKTIKAT IZRAELITE TË VIP MBROJTJES

I menduar për:

Personelin Elitar për Sigurim dhe Mbrojtje

Sektori Qeveritar dhe Privat 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TRAJNIMI JONË PËR MBROJEN V.I.P.

 

Të nderuar kolegë,

 

Ju me siguri se jeni të vetëdijshëm për faktin se po rritet nevoja për staf i cili do të punojë në sferën e mbrojtjes VIP, e cila rrjedh direkt nga ndryshimet demografike e kulturore në të gjithë botën.

 

            Gjithashtu, mund të kuptoni se po rritet numri i klientëve që e kuptojnë se personi që e jepë dhënë këtë shërbim duhet patjetër të jetë i përshtatshëm për misionin dhe i trajnuar profesionalisht. Shumë prej tyre e kanë kuptuar se për një mbrojtje VIP profesionale dhe efikase, përveç muskujve janë të nevojshme edhe aftësi tjera shtesë. 

 

            Mendojmë se mbrojtja VIP është dega më e rëndësishme e sigurisë, sepse ajo kërkon nivel më të lartë aftësisë, njohurie, përvojë praktike posaçërisht kur rrezikohet jeta e njeriut.

 

            Për këtë arsye, ne studentëve u japim mundësi përmes kurseve tona të arrijnë njohuri tekniko-taktike, metoda të ndryshme dhe aftësi në situata të ndryshme dhe te jashtëzakonshme, si të reagojnë në situata të tilla me një rrezik minimal si për vete ashtu edhe për klientin dhe rrethin e tij. 

 

            Intensiteti i trajnimit, për një kohë të shkurtë paraqet nevojë për një shoqëri civilizuese (kohë dhe para), dhe është rëndësi vitale që pjesëmarrësit ta tejkalojnë vetveten, apo të i tejkalojnë aftësitë e tyre dhe të mund të funksionojnë nën presion dhe të e përmirësojnë vetëbesimin.

 

            Në botë ekzistojnë ligje që e kufizojnë mbajtjen e armëve të personave operativ për mbrojtje VIP, dhe nënkuptojnë se të gjithë klientët që i shfrytëzojnë shërbimet e sigurisë nuk janë objektiv i agresionit. Prandaj ne vendosëm që gjatë trajnimeve, studentët gradualisht të hyjnë në aktivitete, duke marrë programe për njohuri, përvojë, trajnim, që do të u mundësohet që ata gradualisht të i përmirësojnë aftësitë, në pajtueshmëri me nevojat e klientëve dhe llojin e kërcënimit. 

 

            Qëllimi kryesorë që dëshirojmë të e arrijmë tek studentët tonë është që secili prej tyre duhet të vazhdojë të japë shërbime profesionale të besueshme dhe efikase.

 

MBROJTJA V.I.P.

 

            PARATHËNIE:

 

Mbrojtja VIP kërkon shkathtësi profesionale speciale dhe aftësi për mbrojtje dhe kërkon shumë më tepër se muskuj. Ajo është dega më e rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe nënkuptohet aftësi, njohuri dhe përvojë praktike.  

Përmes ushtrimeve interesante praktike, studentët fitojnë njohure dhe shkathtësi tekniko-taktike, me qëllim që ta mundin sulmin ose ndonjë situatë tjetër të papritur nën stres.

Qëllimi jonë primar është që ta zvogëlojmë lëndimet e vetvetes, lëndimet e klientit dhe rrethit.

Ne gjithashtu i inkurajojmë studentët që të mundin çdo lloj kërcënimi apo pengese. Gjithashtu, përmes ushtrimeve studentët mund të njihen me mënyrën e punës profesionale, obligimeve dhe detyrave në mënyre që ti përmirësojnë karakteristikat e tyre operative.

Në vendet ku ligji e kufizon mbrojtjen VIP, klientët janë cak i agresorëve ekstremist. Qëllimi jonë është që ti ushtrojmë studentët tanë që të jenë në gjendje të japin VIP mbrojtje profesionale, shërbime të besueshme dhe efikase për klientët në të gjithë botën. 

 

QËLLIMI YNË:

 

  • Studentët të arrijnë njohuri bazë që do ti mësojë se si të reagojnë dhe si ti neutralizojnë kërcënimet e ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e personave VIP.

 

  • Të mundësohet koncept bazë për sigurinë e klientëve të ndryshëm, në situate te ndryshme të rrezikshme dhe në rrethe me rrezikshmëri të lartë.

 

  • Të mundësohet shërbim i besueshëm, efikas dhe Professional për të gjithë klientët në të gjithë botën. 

 

  • Të kualifikohen, përforcohen dhe sofistikuar shërbimet taktike dhe operative të studentëve që punojnë në mbrojtjen VIP, puna në ekip dhe udhëheqje.   

 

 

TË ARRITURAT E STUDENTËVE

 

  • Me anë të trajnimit do të kualifikohen, përmirësohen, sofistikuar dhe do ta rrisin aftësinë taktike dhe operative me qëllim që të përmirësohen punët si në Operativën Ndërkombëtare VIP.

 

  • Studentët do të njihen me profilet dhe veprimeve të sulmuesve tipik, raste të atentateve të mëparshme dhe tentime për sulme.  

 

  • Studentët do të mësojnë në mënyrë praktike kërcënimet e mundshme të rrethinës, si dhe mënyrën se si ti mundin në mënyrë adekuate.

 

  • Studentët do të njihen me bazën e mbrojtjes së sigurisë dhe do të dine të njohin çelësin e konceptit të mbrojtjes dhe gjithçka që është e lidhur me sigurinë.

 

  • Të dijë të njohin dhe respektojnë rehatinë e klientit dhe të dijë të mënjanojnë situate e rrezikshme dhe të papëlqyera të cilat do ta rrezikojnë sigurinë e të njëjtit.

 

  • Pas përfundimit të kursit, studentët do ti kenë informacionet e nevojshme se si ta realizojnë misionin e sigurisë, duke mos i penguar klientit gjatë kryerjes së punëve të tij, ndërsa niveli i sigurisë të jetë i lartë. 

 

  • Studentët duhet të jenë të gatshëm ti njohin dhe analizojnë kërcënimet, pavarësisht a janë të brendshme apo të jashtme.

 

  • Studentët duhet të i dallojnë dhe vlerësojnë informacionet që mund të jenë të lidhura me kërcënime eventuale.  

 

  • Njohuri bazë për rrugët dhe lokacionet që do të jenë të dobishme për mbrojtje VIP

 

  • Kërkim dhe kontroll i personave, automjeteve dhe lokaleve.            

 

 

 

METODAT IZRAELITE DHE TAKTIKA PËR MBROJTJE TË VIP PERSONAVE

 OPERIM VETJAK 

 

MODULI 1 – PËRCAKTIMI I KËRCËNIMEVE

 

§  Armiqtë potencial

§  MODUS OPERANDI i terroristëve

§  Llojet e armiqve

§  Motivet

§  Qëllimet

§  Etapat e përgatitjes së sulmit

§  Metodat e grumbullimit të informacioneve nga inteligjenca nga ana e  armikut

§  Masat e sjelljes parandaluese

§  Njoftim me armë dhe mjete të ndryshme të cilat i përdorin ÇUNAT E LIGË

§  Bazat e ndjekjes dhe mbikëqyrjes së fshehtë

§  Armët biokimike

 

 

MODULI 2 – ANALIZA E SJELLJES SË NJERIUT DHE GJUHA E TRUPIT

 

§  Dhuna dhe agresioni

§  Të njohurit e sjelljes anormale     

§  Parashikimi i rreziqeve

§  Indikatorët fizik të dhunës

§  Mënyra e vendimmarrjes

 

 

MODULI 3 – I MBROJTURI, VIP.

 

§  Llojet e VIP-ëve

§  Informimi i VIP-it për masat e sigurisë

§  Komunikimi me klientin, bashkëshorten e tij, fëmijët, sekretaret, etj.

§  Kërcënimet dhe VIP

 

 

MODULI 4 – OPERATIVI PËR MBROJTJE TË VIP

 

§  Kualifikimet

§  Pajisja

§  Veshmbathja

§  Armët

§  Sjellja profesionale

§  Sjellja protokollare

 

 

MODULI 5 – STËRVITJE FITNESI PËR OPERATIVËT PËR MBROJTJEN E VIP-ëve

 

§  Qëndrueshmëri

§  Shpejtësi

§  Ushtrime për shkathtësi

§  Ushtrime për vendosmëri

 

 

MODULI 6 – METODAT IZRAELITE PA ARMË (KRAV MAGA)

 

§  Agresivitet dhe shkathtësi luftarake

§  Lloje të sulmeve

§  Teknikat e sulmit dhe mbrojtjes

§  Çarmatimi i armikut – armët e zjarrit, thikat, shufra/shkopinj, granata dore, etj.

§  Krav Maga për Mbrojtje të VIP-ëve

§  Teknikat për vendosje të kontrollit, kapje dhe mposhtje

§  Kërkimi (rutina dhe agresioni)

§  Goditja dhe gjuajtja

§  Test për fitnes fizik

 

 

 

 

 

 

MODELI 7 – PRINCIPET E V.I.P MBRROJTJES IZRAELITE

 

§  Rrethet e sigurimit (unazat)

§  Zgjedhja e pozitës operative të rrojës personale

§  Situata të sigurimit në qytet, restorant, hotel

§  Mbikëqyrja e rrethinës 

§  Masat për sjellje preventive

 

 

 

MODELI 8 – V.I.P MBRROJTJA SITUATA NE LËVIZJE

 

§  Situata të rrezikshme zbulimi dhe reagim

§  Llojet e sulmeve

§  Lufta prej së afërmi

 

 

 

MODELI 9– V.I.P MBRROJTJA NE LËVIZJE ME AUTOMOBIL 

 

§  Hyrja dhe dalja operative

§  Bashkëpunimi me vozitësin 

 

 

 

 

MODELI 10– ANTI SABOTIMI 

 

§  Llojet e eksplozive

§  Llojet e mjeteve eksplozive

§  Llojet e detonatorëve

§  Mënyra e vënies dhe fshehja 

§  Zbulimi i mjeteve eksplozive

§  Letrat bombë

§  Veturat bombë

 

 

 

MODELI 11– ARRMË ZJARRI NË V.I.P SIGURRIM

 

Ky trajnim është përpiluar për të mbuluar spektrin e gjerë të botimeve kritike që i përkasin parrezikshmërisë, mbajtjes dhe përdorimit të pistoletës. Gjithashtu mbulon konceptet fundamentale për zbatim nën stres në situata lufte dhe pasojat nga ato.

Aspektet mentale të trajnimit janë të mbuluara si dhe stresi psikik në situatë lufte dhe pasojat e tyre.

 

§  Instruksione sigurimi

§  Njoftimi me armën dhe pjesët përbërëse

§  Kontrollimi operativ i armës

§  Metoda e shtënies instiktive

§  Shënjimi

§  Përdorimi i njërës dhe të dy duart 

§  Repetimi

§  Mënyrat e të shtënit – në këmbë / në gjunjë / në rrotullim

§  Rrotullimi për 360  dhe shtënie

§  Vrapim dhe shtënie duke lëvizur / me vrap

§  Tejkalimi i bllokimit të revoles

§  Mbushja dhe ndërrimi i karikatorit

§  Shfrytëzimi i vendstrehimeve

§  Neutralizimi i sulmuesve në mjedise urbane 

§  Shtënie ndaj më tepër sulmuesve

 

 

MODELI 12– PËRDORIMI I ARRMËS GJAT V.I.P SIGURIMIT

 

§  Shtënia me V.I.P nga pozitë statike

§  Shtënia me V.I.P në lëvizje

§  Teknikat për evakuimin e  V.I.P nga vija zjarrit

§  Teknikat për evakuimin e  V.I.P në vendstrehim të afërt

§  Teknikat për evakuimin e  V.I.P në vendstrehim të largët

§  Teknikat për evakuimin e  V.I.P në veturë

 

 

 

 

 

VIP MBROJTJE – LIDER I EKIPIT

 

QËLLIMI I TRAJNIMIT:

 

- të përmirësohen karakteristikat operative të ekipeve të cilat punojnë në VIP Mbrojtjen.

 

TË ARRITURAT E STUDENTËVE:

·         Do ti kuptoni bazat e ekipit mbrojtës, në mënyrë e cila do të theksojë bashkëpunimin ekipor dhe komunikimin ekipor në VIP Mbrojtjen.

·         Aftësinë që të planifikoni ardhjen dhe largimin e sigurte të VIP me shfrytëzimin korrekt të anëtarëve të ekipit për mbrojtje.

·         Do të kuptoni si të transferoni në mënyrë të saktë dhe precize informatën (përshkrime, drejtime) deri te anëtarët e tjerë të ekipit.

·         Do të krijoni aftësi se si  të ndërtoni kontakte profesionale me mjedisin në të cilat i zbatoni (realizoni) operacionet e sigurimit.

·         Do të mësoni se si të planifikoni dhe realizoni operacionet mbrojtëse të cilat përfshijnë lëvizje me automjete dhe në këmbe, vendosjen e vendkomandës dhe zgjedhjen e pozitave të sigurimit për anëtarët e ekipit.

·         Shfrytëzimin e mjeteve teknike për ndjekjen e fshehtë dhe përgjimin, dhe si këta mjete të integrohen në ekip.

·         Do të kuptoni nevojën për zgjedhje korrekt të anëtarëve të ekipit.

·         Do të kuptoni nevojën për mbindërtimin e vazhdueshëm të masave të sigurimit lidhur me VIP.

·         Do të kuptoni si të planifikoni strategjinë e ekipit mbrojtës.

 

TEMAT E KURSIT:

 

MODULI 1 – VIP MBROJTJA NË LËVIZJE (NË KËMBË) - EKIPI

 

  • VIP Mbrojtja, unazat (qarqet), formacionet dhe struktura - Ekipi
  • Përgjegjësitë dhe pozitat në Ekip.
  • Metodat, situatat dhe reagimet të sulmit
  • Vendi i sigurt

 

MODULI 2 – MBROJTJA NË LËVIZJE ME DY DHE TRE AUTOMJETE

 

  • Dalja dhe hyrja operative në automjete
  • Pozitat operative në automjet
  • Planifikimi i konvoj autokolonës
  • Kontroll mbi konvoj autokolonës
  • Llojet e sulmeve
  • Llojet e pusive
  • Reagime në pusi
  • Evakuimi i VIP

 

MODULI 3 – SHFRYTËZIMI I ARMËVE ME ZJARR NË VIP MBROJTJEN

 

  • Ekip prej dy personave
  • Ekip prek tre personave
  • Ekip prej katër personave
  • Formacioni kuti (box)
  • Formacioni diamant

 

MODULI 4 – ZBULIMI I NDJEKJES SË FSHEHTË DHE PËRGJIMIT

 

  • Metodat e ndjekjes së fshehtë dhe përgjimit
  • Dobësitë e ndjekjes së fshehtë dhe përgjimit
  • Zbulimi i mënyrës në të cilën terroristi grumbullon informata
  • Shfrytëzimi i mjeteve teknike për ndjekjen e fshehtë dhe përgjimin
  • Kundër masa
  • Analiza e ndodhive (evenimenteve) paraprake
  • Puna ekipore, metodat dhe taktikat për zbulimin e ndjekjes së fshehtë dhe përgjimit.

 

MODULI 5 – PLANIFIKIMI PARAPRAK NË OPERACIONET PËR VIP MBROJTJE (NJËSIA PARAPRAKE)

 

  • Kontrollimi i vendit (lokacionit)

§  Përcaktimi i rutave (rrugëve)

  • Përcaktimi i pikave të rrezikshme
  • Përpilimi i planit për Njësinë paraprake
  • Njësia paraprake në hotele, aeroporte, restorante, festime, koncerte, spitale

 

MODULI 6 – ANTISABOTIMI – PJESA AVANCUESE

 

  • Vetëvrasësit dhe terrorizmi vetëvrasës

 

MODULI 7 – PËRDORIMI I FUQISË

 

  • definicion dhe qëllimi i policës
  • Përdorimi i fuqisë dhe përdorimi i fuqisë vdekjeprurëse
  • Përdorimi i armëve
  • Kufizime dhe rregulla
  • Justifikueshme (Arsyetueshmëria )e përdorimit të fuqisë

 

MODULI 8 – MENAXHMENTI – LIDER I EKIPIT

 

  • Të menduarit taktik
  • Përcaktimi dhe vlerësimi i kërcënimeve
  • Plani për sigurimin e rezidencës
  • Plani për sigurimin e zyrave të VIP
  • Delegimi i detyrave
  • Motivimi
  • Grumbullimi dhe analizimi i informatave të kundërzbulimit
  • Planifikimi dhe realizimi i operacioneve mbrojtëse
  • Vlerësimi i rrezikut dhe kërcënimit
  • Përpilimi i planit mbrojtës të sigurimit
  • Krijimi i hapave dhe procedurave mbrojtëse
  • Të dalurit në krye me situatat stresuese
  • Vendosja e Vendkomandës
  • Mënyra e komunikimit efektiv në ekip.

 

 

 

 

 

 

 

 

METODAT TAKTIKE IZRAELITE TË ARMATOSURA DHE TË PAARMATOSURA

 

E dedikuar për persona të cilët donë të njoftohen me taktikat dhe metodat më të reja Izraelite

 

 

QËLLIMI I TRAJNIMIT

 

1.      Jep mundësi studentëve të testojnë përgatitjen e tyre dhe aftësi për punë për VIP mbrojtjen

2.      Ju jep prognoza të gjithëve pjesëmarrësve të kursit apo shefit të tij

 

LËNDËT TRAJNUESE 

 

MODEL 1 – METODA IZRAELITE PËR MBROJTJE TË PAARMATOSUR (KRAV MAGA)

 

MODELI 2 – METODA IZRAELITE PËR MBROJTE TË ARMATOSUR

 

 

TË ARRITURAT E STUDENTËVE

 

Qëllimi i trajnimit është përmirësimi dhe ngritja a aftësive taktike dhe përshtatjes  operative të personelit për mbrojtje, për menaxhimin më të mirë me incidentet terroriste dhe ato të ashpra

 

 

METODAT E MËSIMIT

 

·         Metoda e kombinuar, praktike dhe mësimi teorik

 

·         Mësimi i trajnim metodave Izraelite të specializuara për zhvillimin e vetëbesimit dhe aftësisë për reagim të shpejtë në situata të tensionuara

 

·         Përshtatshmëria e lëndëve të zhvillimit të iniciativës, motivimit dhe vetëbesimit

 

METODAT DHE TAKTIKAT IZRAELITE  PËR SULM DHE KUNDËRSULM

 

Metoda dhe taktikat Izraelite plotësisht janë ndryshe nga teknikat tjera luftarake. Suksesi plotësisht bazohet në performimin e vërtet.

 

Ajo është zhvilluar dhe përmirësuar me dekada të kaluara nga konfliktet në Lindjen e Mesme

Principi udhëheqës e kësaj metode është ti neutralizojë kanosjet, shpejt, Agresiviteti, vendosmëria dhe shpejtësia janë pjesë përmbajtjeje të metodave dhe taktikave Izraelite. Në kontekst të kësaj i shtohet mendimi logjik i vërtet

Gjatë trajnimit me qëllim i fusim “stresin” ku studentët vetë do të mësojnë të punojnë nën presion, të bashkangjitura me ngjarjet aktuale.

Përpunimi i këtij sistemi filloi qysh në vitin 1975, kur për herë të parë në Izrael, Policia Nacionale Izraelite formoi Njësitin e Policisë Speciale për menaxhimin me Kundër terrorizëm dhe peng. Është e quajtur YAMAM (e thënë Hebraike e Njësitin e Policisë Speciale) kjo për herë të parë në Historinë e Izraelit është paraqitur një njësit i cili është i dedikuar për këtë qëllim.

Për shkak, të specifikat e YAMAM në kundër terrorizëm, shpëtimi i njerëzve peng , dhunës dhe krimit, ato shpesh ishin të përfshirë në konfliktet aktuale, posaçërisht nëpër mjediset urbane.

Kjo përvojë e madhe mundësoi luftëtarët e YAMAM-it të zhvillojnë një regjim të plotë të aftësimit dhe më një doktrinë ushtarake e cila u tregua si shumë efektive dhe e besueshme, që të bëhet e pranuar në përgjithësi nga të gjitha degët e sistemit për sigurim Izraelit, duke e inkuadruar edhe njësinë e përgjithshme për sigurim (njësit e cila është e ngjashme me FBI dhe i cili funksion edhe në mbrojtjen e VIP zyrtarëve), komandosat e marinës,elita e komandosave të marinës, Mosad dhe e gjitha elita e mbetur e njësive ushtarake në Izrael, dhe gjithashtu njësitet tjera të forcave Policore Nacionale Izraelite.

Ky sistem i ngjashëm ishte i ligjëruar mijërave qytetarëve të Izraelit nga të gjitha sferat e jetës: biznesmenë, amvisave, personave të vjetër dhe të rinj, dhe të gjithë me sukses e mësuan këtë metodë dhe përmes një eksperience e dëshmuan si të dobishëm si për qytetarin e rëndomtë ashtu edhe për zyrtarin që luftonte krimin apo ushtarin.

 

 

 

 

MODEL 1 – METODA IZRAELITE PËR MBROJTJE TË PAARMATOSUR (KRAV MAGA)

 

            Krav Maga në gjuhën Hebraike d.m.th “Konflikt luftarak” dhe paraqet mjeshtëri zyrtare ushtarake të Forcave Mbrojtëse Izraelite dhe Policisë Nacionale. Krav Maga është një mbrojtje e posaçme praktike dhe efektive kundër agresorit dhunues. Disa mund të përfitojnë si një nivel të lartë të mjeshtërisë për relativisht një kohë të shkurt të mësimit.

 

  • Përshtatje operative
  • Ushtrime për forcë
  • Qëndrueshmëri
  • Shpejtësi
  • Shkathtësi
  • Vendosmëri
  • Agresivitet dhe mjeshtëritë luftarake
  • Llojet e sulmeve
  • Çarmatimin e sulmuesit-armë zjarri, thikë, skeptër, granatë dore, etj
  • Teknikat e kontrollimit, parandalim dhe përmbysja
  • Kalimi nëpër turmë
  • Luftim dhe gjuajtje 

 

 

MODELI 2 – METODA IZRAELITE PËR MBROJTE TË ARMATOSUR

 

  • Instruksionet e sigurisë
  • Njoftim me armë dhe pjesët e tyre
  • Kontrollimi operativ i armës
  • Metoda e gjuajtjes instinktive
  • Nishanimi
  • Përdorimi i 1dhe 2 dorë për gjuajtje
  • Repetimi
  • Qëndrimet për gjuajtje – duke ndenjur në këmbë / në gjunjë / duke u rrotulluar
  • Duke u rrotulluar 360 shkalle dhe gjuajtje
  • Mbushja dhe ndërrimi i magazinës
  • Përdorimi i strehimit
  • Gjuajtja në më shumë sulmues

 

PRINCIPET IZRAELITE PËR VIP MBROJTJE DHE KUNDËR TERORIZMIT

 

           

PARATHËNIE

 

Nga përvoja e mëparshme {kurseve tona për siguri dhe mbrojtje kemi kuptuar se është e rëndësishme për çdo njëri  dëshiron  të merë pjesë kurset tona është e nevojshme të ketë një trajnim përgatitor para se të vijë tek ne.  Kjo përgatitje nxënësve do t’ju mundësojë që  ata lehtë të kalojnë  kursin,dhe që të zvogëlohen diferencat në nivelet dhe aftësitë ndërmjet vet  pjesëmarrësve.

 

KUSH MUNDET TË MARRË PJESË

 

 

Ø Personeli i mbrojtjes {synon bëhet i njohur me konceptet bashkëkohore izraelite për  mbrojtje, metodat dhe taktikat.

Ø Zyrtarët publik

Burra dhe gra në mes 18-50 vjet., të cilët dëshirojnë rrisin gjendjen e tyre psiko-fizike presionit që vijnë nga ngjarjet e dhunshme

 

TË ARRITURAT E NXËNËSVE:

     

Ata do të jenë të ekspozuar dhe do të jenë të njohur me metodat të cilët  përdoren nga ana e Izraelit, me qëllim për të përmirësuar aftësinë e të gjithë shoqërisë izraelite përgjithësi në mënyrë efektive dhe me lehtë të mposhtin presionin që rezulton nga terrorizmi ose krimi i dhunshëm

 

 

METODAT E TRAJNIMIT

·         Kombinim i metodave praktike dhe teorike për trajnim

·         Implementimi i metodave speciale izraelite për trajnim për zhvillimin e vetëbesimit dhe aftësive për të reaguar në situata me stres të lartë.

·         Koordinimi i aktiviteteve nxisin të menduarit, iniciativën, motivimin dhe vetëbesimin..

 

Hyrje në trajnim dhe trajnime përgatitore

 

MODULI 1 -SULMUESI

 

MODULI 2-FITNESI OPERATIV

 

MODULI 3 METODA IZRAELITE TË MBROJTJES SË  PAARMATOSUR.

                                                                                                  

MODULI 4 –NJOHTIM ME METODËN IZRAELITE PËR GJUAJTJE USHTARAKE

 

MODULI 5 NJOFTIM ME PRINCIPET IZRAELITE PËR VIP MBROJTJE

 

 

 

OFICERI PËR MBROJTJE (RRUAJTJE)

 

(Për personelin për mbrojtje në sektorin shtetëror apo sektorin privat)

 

 

QËLLIMET TONA:

 

      Studentët të fitojnë njohuri themelore që do të mundësojë përgjigje të shpejtë dhe neutralizim kërcënimeve të ndryshme

 

 

PLANI MËSIMOR DHE PROGRAMI I KURSIT

 

MODULI 1-PËRCAKTIMI I KANOSJEVE (TEORI)

 

  • Armiket potencial
  • llojet e armiqve
  • Motivet
  • Qëllimet
  • Etapat e përgatitjeve për sulm

 

MODULI  2- METODAT DHE KONCEPTI I SIGURISË DHE MBROJTJES

  • Mbrojtja e ndërtesave
  • Transporti i mjeteve me vlerë
  • Sigurimi i ngjarjeve
  • Antisabotimi – Kundër Sabotazhit
  • Shkruaja e raportit për siguri
  • parimet për patrullimi
  • Sjellja profesionale
  • Analiza për sjelljet njerëzore dhe gjuha e trupit
  • Mbrojtja fizike dhe teknike
  • Mjetet për sjellje preventive
  • Reagim në situate krize
  • Kontrollimi i objekteve dhe mjeteve
  • memorie dhe vëzhgim
  • Bazat e mbikëqyrjes dhe monitorimit sekrete

 

 

MODULI 3- TRAJNIM PËR PËRDORIM TË ARMËVE TË ZJARRIT

 

Ky trajnim është i përbërë që të mbulojë një spektër të gjerë të botimeve kritike që kanë të bëjnë me trajtimin  e sigurte, mbajtjen dhe përdorimin e pistoletës. Gjithashtu i mbulon konceptet fundamentale në performanset ndër stres në raste luftarake dhe konsekuencat e tyre.

 

  • Udhëzimet për siguri
  • Njoftimi me armën dhe pjesët e armës
  • Kontrolli operativ i armës
  • Metoda mbi gjuajtje instinktive
  • Targetim (Marja në shënjestër)
  • Përdorimi i një apo 2 duarve për gjuajtje
  • Përsëritje  (Repetim)
  • Qëndrimet në gjuajtje – në këmbë / në gjunjë / me rrotullim
  • Kthyerja në 360 gradë dhe gjuajtje
  • Vrapim dhe gjuajtje gjatë ecjes/vrapimit
  • Anashkalim të ngecjes së pistoletës
  • Ndërrimi dhe mbushja e magazinës
  • Përdorim i strehimeve
  • Gjuajtje në më shumë sulmues

 

 

 

MODULI 4- METODAT TË PAARMATOSURA DHE TRAJNIMI FITNES – NIVELI FILLESTAR

 

§  Fitnes trajnim për shërbimin e mbrojtjes

§  Tendosje (stretching)

§  Qëndrueshmëria

§  Shpejtësia

§  Ushtrime për shkathtësi

§  Ushtrime për vendosmëri

§  Agresivitet dhe aftësi luftarake

§  Tipet e sulmeve

§  Teknikat për sulm dhe mbrojtje

§  Çarmatim i armikut – arma e zjarrit, thikat,), skepër, granatë dore etj.

§  Teknika për kontrollim, ndalim (mbajtje ne arrest) dhe mbizotërim (masterim )

§  Kërkim (gjurmim) – rutina dhe agresiviteti 

§  Goditja dhe hedhja

§  Testi për Fines fizik 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

METODAT IZRAELITE DHE TAKTIKA PËR NGARJE SIGURIE DHE VIP

 

Destinuara për shoferат nga  sektori i qeverisë, sektorit privat, Misionet diplomatike dhe bankare (transportin e parave dhe vlerave)

 

Në një kohë kur shumë janë duke ndodhur sulme terroriste, rrëmbimet dhe veprimet kriminale, një nga elementët më të rëndësishëm për mbrojtjen e VIP është ngjarje mbrojtëse. Kjo është një fakt se shumica e sulmeve mbi Personalitete VIP ka ndodhur jashtë, kur ai është lëvizje. Gjithashtu,  gjasa te mëdha ka qe personaliteti VIP apo një nga  ekipi për mbrojtje qe   lëndohet aksidente trafik.

Prandaj, Akademia Ndërkombëtare për Sigurim- Maqedoni e organizon këtë kurs për te gjithë shoferët ,për të marrë mjetet e tyre themelore për kryerjen e detyrave në mënyrë të sigurte. Kjo praktikë shndërron  shoferin e thjeshte prej një kërcënimi, një pjesë themelore e integrale e Ekipit  për Mbrojtje, për arsye se shoferi i thjeshte mund të jetë vetëm një kërcënim për sigurinë  e VIP dhe pasagjerëve.

 

QËLLIMI I KËTIJ KURSI:

 

  • Zhvillimin e aftësive drejtuese te shoferet profesional ne te gjitha aspektet e ngjarjes mbrojtëse.
  • Kursi është kombinim i ngjarjes e manovrave,planifikim proaktiv dhe ngjarjes the sigurt.
  • Kursi i mbulon pjesën e kërcënimeve  me te cilat ballafaqohet shoferi dhe udhëtarët.
  • Studentet do te fitojnë vetëbesim,dhe do te mësojnë si te drejtojnë automjetin ne situate sulm nga pusia, sulmet terroriste, rrëmbimin dhe aksidente komunikacioni.
  • Studentet do te mësojnë si ta përdorin automjetin si arme për tejkalimin e pengesave ne rruge.

 

TEMA TE KURSIT

MODUL 1-OPERACIONET TERORISTIKE

·         Modus operandi për terroristët

·         Fazet e përgatitjeve te aksioneve teroristike

·         Llojet e eksploziveve

·         Llojet e pajisjeve te improvizuara eksplozive

·         Metodat e pozicionimit dhe fshehjes

 

MODUL 2 - NGARJE OPERATIVE, METODAT DHE TAKTIKA

 

  • Konvoi (autokolona)
  • Procedurë eskortë
  • ngarje ofensive
  • ngarje mbrojtëse
  • Shmangia e rreziqeve dhe kërcënimeve
  • Pritë(kurthe)
  • Manovra Operative(J kthim,Y kthim)
  • Përdorimi i automjeteve si armë
  • Kontrollimi I automjetit nga aspekt sigurimi
  • Pengesa dhe barrikada rrugë
  • Navigacion
  • Përgatitja para nisjes

 

MODUL 3 - ROLI I SHOFERIT SI PJESE INTEGRALE E EKIPIT TE SIGURIMIT

  • Detyrat dhe përgjegjësit  ne ngarje Sigurimi
  • Planifikimi i itineraries dhe  navigacion- sjellja proaktive
  • Vendim-marrje në situata të rrezikshme
  • frymë ekipore
  • Zgjedhja e duhur e automjetit
  • sjellja e preventive

 

MODUL 4 – METODAT IZRAELITE PER PERDORIMIN E ARMEVE NE AUTOMJETE

  • Rregullat të sigurisë
  • Shtëna me armë prej automjetit
  • Përdorimi i automjeteve si  strehim

 

MODUL 5 – MBROJTJE TE PAARMATOSUR NE AUTOMJET (KRAV MAGA)

·         Mbrojtje prej shtrëngimit ne automjet

·         Mbrojtje prej pistolit

·         Mbrojtje prej thikës

 

 

 

 

TRAJNIM PËR CIVILË

 

QËLLIMET E KURSIT:

 

Trajnim përgatitor që ka të bëje me rritjen e aftësive të studenteve për ta mbrojtur vetën dhe familjet e tyre përmes një trajnimi profesional dhe të veçantë. Ata do te arrijnë nivel te vetëmbrojtjes dhe shkathtësive reagues që u nevojiten për ta shpëtuar vetën ose dike tjetër. Mungesa e vetëbesimit i bën njerëzit të jenë viktima te mundshme te cilat paraqiten dhe sillën si të tilla

 

  • Mësimi dhe përdorimi i teknikave mentale të besueshme në situate reale të rrezikut dhe trysnisë së lartë.

 

  • Sjellja si viktimë në jetë dhe ndërmarrja e masave preventive.

 

  • Mësimi i teknikave për përmirësimin e koncentrimit dhe vetëkontrollit.

 

  • Identifikimi i agresorëve te mundshëm dhe ndërmarrja e masave efektive.

 

  • Të mësuarit përmes metodave stimuluese praktike për vetë shpëtim në situata të ndryshme të paparashikueshme.

 

  • Njoftimi me gjuhën e trupit.

 

  • Të mësuarit dhe ushtruarit e metodave që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike dhe mentale.

 

  • Zotërimi praktik i formave të ndryshme të kërcënimit dhe dhunës.

 

MODULI 1 – FITNES DHE VETËMBROJTE (KRAV MAGA)

 

  • Ushtrime për force
  • Ushtrime të qëndrueshmërisë
  • Ushtrime të shpejtësisë
  • Ushtrime të vendosmërisë
  • Agresiviteti
  • Llojet e sulmit
  • Teknikat e sulmit me këmbë
  • Teknikat e sulmit me gju
  • Teknikat e sulmit me dorë
  • Teknikat e sulmit me bërryl   bërryl
  • Çlirimi nga kapja e duarve, flokut, ose situata tjera të mbytjes.
  • Mbrojtja elementare në tokë

 

Të mësuarit e lehtë të përdorimit, dhe efikasitetit të mbamendjes

 

MOSULI 2 – BAZAT E MBROJTJES SË ARMATOSUR

 

  • Udhëzime sigurie
  • Njohje me armën dhe pjesët e sajë
  • Kontrolli operativ i armës
  • Metodat e gjuajtjes instiktive

 

 

PROVIMET E DUHURA PËR MARRJEN E DIPLOMËS NDËRKOMBËTARE:

 

  • Përdorimi i armës
  • Gjuajtje luftarake
  • Shpirti luftarak
  • Fitnesi operativ
  • Vendosmëria
  • Metodat e mbrojtjes së paarmatosur (Krav Maga)
  • Besueshmëria dhe lojaliteti
  • Iniciativa
  • Stabiliteti emotiv
  • Rendi dhe disiplina
  • Agresiviteti
  • Trimëria
  • Vetëkritika
  • Të funksionuarit nën trysni
  • Të gjykuarit taktik
  • Aftësia e punës në ekip
  • Të menduarit taktik
  • Modestia dhe aftësia për t’u bërë udhëheqës
  • Pyetjet e provimit (pjesa teorike)
  • Pjesa praktike

 

REKOMANDIMET TONA

 

KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË KURS

 

  1. Vërtetim mjekësor që dëshmon se studenti është fizikisht i shëndoshë për aktivitet fizik
  2. Vërtetim që nuk është i ndjekur penalisht
  3. Pjesëmarrësi duhet të jetë psiko-fizikisht i aftë për trajnim
  4. Pjesëmarrësi duhet të jetë më i vjetër se 18 vjet.

 

ÇFARË DUHET TË SILLET NË KURS

    • Atlete ose pajisje tjetër për vrapim
    • Pantallona ose xhins
    • Rrip
    • Dy fotografi

 

NË ÇMIMIN E TË GJITHA KURSEVE JANË PËRFSHIRË:

·         Të gjitha materialet, librat, automjetet, fanellat, këmishët dhe pajisjet tjera shtojcë për mbajtje të suksesshme të kursit

·         Diploma ose certifikata

Akademia Ndërkombëtare për Sigurim e ruan të drejtën e ndryshimit të datës së kursit dhe të drejtën e rritjes ose zvogëlimit të numrit të pjesëmarrësve në kurse. Akademia Ndërkombëtare për Sigurim ruan të drejtën ekskluzive për asgjësim të Certifikatës ose Diplomës së studentit në rast se ai/ajo ka kryer vepër penale ose ka qenë pjesë e ndonjë aktiviteti kriminal.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

na tha:
  GA - Bodyguard
Unë kam punuar më parë si një truproje, por unë kurrë nuk kam parë ndonjë njeri të përdorur këtë lloj teknikë për të mësuar  si ne ket  kurs. Metodat e të mësuarit janë gjetur qasje efektive dhe të plotë jetë profesionale. Unë mendoj se ky kurs do të largohet me aftësinë për të vepruar shumë profesinalen

ListenRead phonetically 

AS Ushtar

Unë kam qenë mjaft i befasuar sa mir ka qen i furnizuar kursi me arme dhe me paisje . Unë kam qenë i impresionuar nga intensiteti i trajnimit me secilin nga pjesëmarrësit të cilët janë përfshirë kurs. Unë bëra një informacion shumë më tepër se çdo kurset ushtarake që kam kaluar 

SA - Truprojë

 Me instrukcionet ishim te kenaqur , të cilat janë shumë profesionale. Kam mësuar shumë aftësi të vlefshme dhe të mos hezitoni rekomandoj këtë kurs tani apo në të ardhmenListen

Read phoneticallyR.T. - Privacy Zyrtar-(Oficer per mbrojtje)

Ne ishim të angazhuar si edhe të bëjë kurs më shumë punë interesante dhe fushën e bëri atë të ndryshme. Kjo ju bën të kuptuar se ka për të mësuar shumë më tepër se ne libër. Një kurs interesante dhe edukative.  

MP - Pronari i kompanive të sigurimit

Unë mendoj se Elia ishte instruktor vërtetë i durueshëm, dhe në situata kur të gjithë të tjerët do të jenin te  zemëruar. instruktor i shkëlqyer dhe kurs i shkelqyer.

  

 

 

Z.D. - Polici

Instruktori ishte shumë i mirë. Temat e mbuluara ishin "shumë të mirë", kam mësuar shumë gjëra të mira dhe  tema jashtezakonisht te mira  nga kursi. Sigurisht rekomandoj këtë kurs për të të gjithë ata që mendojn se duan te behen  një truproje

  

J.M. - Civil

Kam gjetur kursin qe  është vërtetë i mirë dhe kam mësuar shumë gjëra unë nuk i kisha më parë në dijeni.

 

S.M Truprojë
Miqësore, mjedis joformal, te cilin  nuk mund të them për kurset e tjera kam marrë pjesë shkollat e tjera. Pak flet, ndershmëria dhe të lartë të qenë në gjendje për të kërkuar më shumë! Mësojnë shumë dhe më shpejt, në qoftë se ju dëshironi të bëheni një ekspert ky është vendi prej ku filloni.

 

NV Siguria Zyrtare

Shumë  mire u përpoqën per  testuar teknikat e implementuar me sukses dhe të realizohen një atmosferë të mirë.

ListenRead phonetically 

Me sigurimit e tij Bankën

Unë jam i vetëdijshëm se kam mësuar gjërat më të rëndësishme këtë kurs. këtij trajnim ishte vërtetë i "të vërtetë" dhe i bërë shumë profesionalisht. Unë jam i vetëdijshëm se ne ket kurs kemi fituar informacione  te nevojshme.